KOSOVË

Në zgjedhjet në Kosovë garojnë 31 subjekte

17.05.2014 19:10

Partitë politike në Kosovë pak para mesnates së kaluar dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit….

Partitë politike në Kosovë pak para mesnates së kaluar  dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Sipas Listave të partive politike, Listës së PDK-së Do ti prijnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, Asaj të LDK-së Isa Mustafa e Sabri Hamiti.

Listën e AAK-së E kryesojnë Ramush Haradinaj dhe Blerim Shala. Listës së Vetvendosjes I prijnë Albin Kurti dhe Liburn Ali. Lista e kandidatëve të "Nisma për Kosovën" e kryesojnë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Ndërsa në Garë është edhe partia e forte, listen e së cilës e kryeson Visar Arifaj dhe Yll Rugova. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka bërë të ditur se për certifikim kanë aplikuar 31 subjekte politike.

Prej tyre janë: 18 parti politike, një kandidat i pavarur,  4 koalicione dhe 7 iniciativa qytetare.