Siguria gjatë punës, sindikatat kërkojnë ndryshimin e ligjeve
Një i punësuar çdo javë humb jetën në vendin e punës....

Një i punësuar çdo javë humb jetën në vendin e punës. Ende nuk kanë vetëdije punëdhënësit se si të tejkalohen fatkeqësitë në vendin e punës.
Por, edhe të punësuarit nuk kanë shumë njohuri se cilat janë të drejtat e tyre për mbrojtje gjatë punës.
“Punëtorët nuk janë të njoftuar mjaftueshëm për të drejtat bazike dhe obligimet në sferën e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre gjatë punës. Këto të drejta u takojnë nga ligjet dhe nga marrëveshjet kolektive që nënshkruajnë”,- deklaroi Vesna Ristovska nga Shoqata për mbrojtje gjatë punës.
“Duhet të ngremë vetëdijen e sindikatave dhe të të punësuarve dhe t’i njohim ata me të drejtat që ju takojnë, të angazhohen në aplikimin e teknologjive të reja më të sigurta dhe të njohin dhe implementojnë të drejtat që veç më u takojnë”,- u shpreh kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
“Ligji të vlejë realisht për vendet e punës atje ku realisht ndodhin fatkeqësitë, jo të jetë vetëm ligj formal dhe dokumentet të rrinë sirtareve të administratës”,- u shpreh Angjel Dimitrov nga Organizatat e Punëdhënësve të Maqedonisë.
Ligji për mbrojtje gjatë punës është sjellë në 2007-ën, por me ndryshime më pas është përforcuar roli i sindikatave. Me ndryshimet e reja të kërkuara, sindikatat mendojnë se punëtorët do të jenë më të sigurt dhe më efikas. (Besim Abdullai, TVM2)
