Mediat botërore shkruajnë për vendimin e djeshëm të Ivanovit
Mosdhënia e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nga ana e presidentit Ivanov....

Mosdhënia e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nga ana e presidentit Ivanov, është tema boshte në të gjitha mediat e rajonit dhe ato ndërkombëtare.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, refuzoi që t’ia japë mandatin shumicës parlamentare që të formojnë Qeveri.
“Nuk mund t’ia ndajë mandatin dikujt që e kërcënon sovranitetin e shtetit”,- shkruan BBC për vendimin e djeshëm të presidentit Ivanov.
BBC shkruan gjithashtu se Maqedonia tashmë dy vjet është në krizë politike pas skandalit me përgjimet.
“Zëri i Amerikës” shkruan se “Ivanov refuzon t’ia japë mandatin Zaevit”.
Edhe “Radio Evropa e Lirë” ka nxjerrë tekst me titullin “Ivanovi ende nuk e mandaton Zaevin, rriten tensionet”.
Në tekstin e publikuar nga “Dojçe Vele” shkruan “Reagime të ashpra për vendimin e Ivanovit ndaj Zaevit”.
Vendimi i djeshëm i kreut të shtetit, Gjorge Ivanov, ishte top temë edhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike të rajonit.
“Ivanov refuzon Zaevin: pengesë Platforma Shqiptare”, shkruan “Top-Channel” i Shqipërisë.
“Nova Tv” e Bullgarisë thekson se “Gjorge Ivanov akuzoi Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij”.
“Shkupi pa mandatar, pret nga bota “dënimin e Platformës Shqiptare për qeverisje”, shkruan e përditshmja kosovare “Koha.ditore”.
“Kuriri” i Serbisë, duke cituar komisionerin Hahn, shkruan: “Dramatike, grusht-shtet në Maqedoni për të gjithë, dhe presidenti duhet ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve”.
Për vendimin kontestues të Ivanovit për mosdhënie të mandatit kanë reaguar dhe një sërë politikanësh, parti dhe zyrtarë të Maqedonisë, rajonit, por edhe të BE-së.
