Mogerini: Është shkelur seriozisht fryma demokratike, presidenti të rishqyrtojë vendimin, liderët të tregojnë përgjegjësi maksimale

02.03.2017 20:24

Bashkimi Evropian dhe NATO as që mund ta imagjinojnë vendimin e presidentit Ivanov....

Bashkimi Evropian dhe NATO as që mund ta imagjinojnë vendimin e presidentit Ivanov për të mos ia ndarë mandatin kandidatit që ka siguruar shumicën parlamentare.

BE dhe NATO kërkojnë që Ivanov të rishqyrtojë vendimin e tij, pasi ai është në kundërshtim me kushtetutën e vendit, frymën dhe parimet themelore demokratike, konstatoi zyrtarja e lartë e BE-së Frederika Mogerini.     

“Takmi im ndodh në një moment të komplikuar të krizës politike dhe institucionale dhe pjesa më e madhe e çështjeve që diskutuam është se si të dalim nga kjo situatë. Nuk i takon BE-së që të tregojë rrugën por është me rëndësi për BE-në, si vend që kujdeset për qytetarët e këtij vendi që të nxis zgjidhje. Ne konstatojmë shkelje serioze të frymës dhe parimeve demokratike. Pas konsultimit me kolegët në BE por edhe në NATO, pas takimit me sekretarin general Stolltenberg, konstatuam se është e pamundur që dikush të bind dikë në botën demokratike se shumica e anëtarëve në Kuvend që paraqesin shumicën e qytetarëve në një shtet unitar mund të mos lejohen të bëjnë qeveri. Kjo duhet të zgjidhet këto ditë.” – tha përfaqësuesja e lartë të BE-së, Federika Mogerini.

Mogerini ka porosit presidentin Ivanov që të respektojë kushtetutën dhe shumicën e votuesve të qytetarëve të përfaqësuar në Kuvendin republikan me 67 depuetët që mbështesin Zoran Zaev si kandidat për mandatar.

“Kërkova nga presidenti të rishqyrtojë vendimin e tij në interes të të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe sic thotë kushtetuta ai duhet t’ia besojë mandatin kandidatit, i cili përfaqëson shumicën në Kuvend. Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi duhet të respektohen. “ – tha përfaqësuesja e lartë të BE-së, Federika Mogerini.

Duke iu referuar tensionimit të situatës përmes protestave, zënkave dhe retorikës nxitëse, BE kërkon nga liderët politikë që të tregojnë përgjegjsi maksimale dhe t’i ikin retorikës që mund të shkaktojë përplasje ose konfrontime në shoqëri. U takon liderëve të partive të marrin përgjegjsinë dhe të gjejnë mënyrën që qytetarët e kësaj shoqërie të jetojnë sëbashku në respekt dhe besim. 

Komisionerja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Frederika Mogerini, çmoi angazhimin e sektorit civil në vend, dhe sic tha, për këtë arsye vizitën në Shkum e filloi me një takim me sektorin civil.

Të hëhën, shefja e diplomacisë së BE-së do të njoftojë ministrat e 28 shteteve anëtare të BE-së për gjendjen në Maqedoni dhe do të përpiqen që të kthejmë situatën në binare. Sipas saj, BE është e përcaktuar për integrimin evropian të Maqedonisë dhe të të gjithë rajonit por Maqedonia ka humbur shumë kohë në këtë process.

“Unë ndoshta jam miku dhe sponsori më  madh për futjen e gjithë rajonit në BE. Mos e humbisni këtë mundësi. Ne mund të punojmë në këtë çështje por kemi nevojë që vendi të ketë institucione të forta dhe solide.” –theksoi Mogerini. (Shpëtim Nuredini, TVM2)