Protesta “Për Maqedoni të bashkuar” në më shumë qytete të vendit
Edhe mbrëmjen e sotme të ashtuquajturit “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët”....

Edhe mbrëmjen e sotme të ashtuquajturit “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët”, kane vijuar protestat kundër platformës së shqiptarëve, duke kërkuar mbrojtjen e interesave shtetërore.
Me brohoritje dhe parulla, protestuesit thane se do të qëndrojnë deri në fund kundër, , platformave te cilat I cilësojnë si të huaja .
Protrestuesit filluan protesten e tyre para objektit te Qeverisë. Gjatë marshit dri tek Kuvendi, ndaluan para zyrës së presidentit Ivanov, ku edhe e falënderuan për mbështetjen. Të njëjtit kërkuan nga Bashkimi Evropian dënimin e përzierjen e shteteve të huaja në politikën e vendit.
Ne fjalimet e mbajtura organizatoret e protestes thane se mjaft më nga evropianizimi, gjoja për perspective, ne nje kohe te pa percaktuar. Kerkojmë nga Mogerini të publikoje se MAqedonia menjehere do te filloje negociatat per anetaresim me Bashkimin Evropian.
Qytetarët tane jane evropian, thote njeri nga organizatoret e protestes. Protesta kishte në 13 vende të Maqedonisë, përfshirë Shkupin.
