Projekti “Punë për secilin”, lehtësim në punësimin e kategorive të ndryshme

02.03.2017 21:19

Personat që jetojnë me ndihmë sociale kanë frikë të punësohen për një kohë të shkurtër....

Personat që jetojnë me ndihmë sociale kanë frikë të punësohen për një kohë të shkurtër, sepse humbasin të drejtat për ndihmë sociale në para.

Më shqetësues është fakti se as të rinjtë nuk janë aktivë në tregun e punës, nuk regjistrohen në Entin për Punësim dhe kanë probleme edhe në arsimimin profesional. Projekti “Punë për secilin” synon të lehtësojë  integrimin në tregun e punës.

“Në Maqedoni 41.6% e qytetarëve janë të varfër, ose janë raste sociale. Është një përqindje e madhe që me të vërtetë kjo kategori ka nevojë për mbështetje, që të jenë të integruar sa me lehtë në tregun e punës, por edhe në shoqëri. Kjo kategori e personave do të vazhdojnë të marrin edhe ndihmë sociale edhe rroga nga puna e përcaktuar në një afat gjashtëmujor, derisa punëdhënësi t’i sigurojë ata”,- deklaroi Despina Tumanovska nga Instituti i Hulumtimeve Ekonomike dhe Politike.                                                                                                            

“Të rinjtë  për momentin nuk janë  aktivë, duhet të punojmë në nivel lokal që t’i gjejmë ata të rinj dhe t’i targetojmë nëpërmjet masave të posaçme. Për këtë duhet angazhim më i madh, duhet të kemi një bashkëpunim në nivel lokal, sepse qendrat lokale, por edhe ato sociale, shumë më mirë e njohin gjendjen e këtyre personave”,- tha profesoresha universitare, Nikica Vojsovska-Bllazhevski.

Projekti “Punë për secilin” është financuar nga Bashkimi Europian, me qëllim për t’i ndihmuar kategorisë se ndjeshme për t’i inkuadruar sa më lehtë në tregun e punës, por edhe në shoqëri. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)