Prezantohet raporti për punën e AShAAM-it dhe AKE-së
Agjencitë që bëjnë monitorimin e mediave duhet të jenë më transparente dhe të angazhohen....

Agjencitë që bëjnë monitorimin e mediave duhet të jenë më transparente dhe të angazhohen për liri më të madhe të mediave, u tha gjatë prezantimit të raportit nga monitorimi i punës së AShAAM-it dhe AKE-së.
Në raport thuhet se në programin e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele pjesë e veçantë duhet t’i kushtohet rolit të AShAAM-it në sigurimin e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes.
“Qëllimi i agjencisë si trup rregullator nuk është të zbatojë vetëm ligjin, por të luajë rol më të madh dhe më aktiv edhe në zhvillimin e fushës mediatike në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, ashtu që propozojmë që në atë drejtim agjencia të luajë rol me të vërtetë më të madh”,- theksoi Biliana Bejakova nga Nvo Info Qendra.
Sa i përket Agjencisë për Komunikime Elektronike, raporti tregon se nevojitet transparencë më e madhe e punës së kësaj agjencie. Shumë dokumente të rëndësishme nuk publikohen në ueb faqen e internetit, thuhet në raport.
“E kemi ndjekur edhe punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike. Pjesë e madhe e dokumenteve të cilat janë të rëndësishme, siç janë për shembull procesverbalet e komisioneve, ndonjë njoftim, planet për furnizimet publike, aspak nuk janë të publikuara në ueb faqen e agjencisë, apo vështirë gjenden në faqen e internetit, por ndodh edhe që të publikohen më në se periudha ligjore”,- tha Goran Lazarov nga Qendra për Strategji Europiane.
Raportin e kanë prezantuar Organizata Euro-think, Qendra për Strategji Europiane, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit dhe “Transparency”-Maqedoni. (Ersan Pajaziti, TVM2)
