AAK bojkoton kuvendin, akuzon institucionet se nuk punojnë mjaftueshëm

02.03.2017 21:59

Shtyrja e marrjes së një vendimi nga Gjykata në Francë...

Shtyrja e marrjes së një vendimi nga Gjykata në Francë ka ndezur situatën në Kosovë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bojkotojë Kuvendin, pasi është e pakënaqur me angazhimin e institucioneve për përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt.

“Grupi parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetët e AAK-së janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në rastin “Haradinaj”, por edhe në raport me fletëarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

“Ne deputetët e AAK-së kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”,- thuhet në vendimin e AAK-së.