“Mposhtet” Qeveria, emigrantët e BE-së nuk largohen nga Britania
Qeveria britanike është mposhtur.....

Qeveria britanike është mposhtur. Me 358 vota, “Dhoma e lordëve” në parlament vendosi se ministrat duhet të garantojnë të drejtat e shtetasve europianë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas procesit të Brexit.
Votimi përbën humbjen e parë të Qeverisë britanike ndaj parlamentit. Sipas ministrave, kjo çështje është prioritare dhe duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje për të mbrojtur emigrantët britanikë përtej deteve. Amendamenti kërkon që qeveria të paraqesë propozimet e saj për artikullin 50 brenda 3 muajve për t’u siguruar shtetasve europianë të njëjtat të drejta në Mbretërinë e Bashkuar edhe pas procesit të Brexit.
Por, gjërat mund të ndryshojnë kur anëtarët e Parlamentit të votojnë sërish për projektligjin e Brexit-it. Qeveria shpreson të rikthejë rezultatin kur legjislacioni t’i kalojë Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Departamenti për daljen nga Bashkimi Europian është shprehur i zhgënjyer nga ky vendim. Por, projektligji ka një qëllim largpamës: të miratojë rezultatet e referendumit dhe të lejojë qeverinë të vazhdojë me negociatat.
