AERODROM

Vritet një 52 vjeçarë në Aerodrom të Shkupit

17.05.2014 19:19

Sipas zedhënësit të MPB-se Ivo Kotevski viktima pas goditjeve ka qene kontaktibil por jo dhe në gjendje të jap detaje për ngjarjen…….

Mbrëmë në mesnatë në lagjen Aerodrome me arme zjarri është qëlluar 52 vjecari D.J nga Shtipi i cili ka jetuar në hurje të ndertesës ku ka ndodhur ngjarja.Personi në fjale ka qenë i qelluar me shtatë plumba në pjesën e barkut.

Sipas zedhënësit të MPB-se Ivo Kotevski viktima pas goditjeve ka qene kontaktibil por jo dhe në gjendje të jap detaje për ngjarjen.

Ai menjëhere eshtë derguar në spital por nuk ka arritur ti mbijetoje plagëve. Ende nuk dihen arsyet për vrasjen por as nuk dihet se kush është vrasësi, i cili pas të shtënave ka ikur nga ngjarja,MPB po punon ne zbardhjen e rastit.

“Personi që ka qëlluar me armë zjarri ka ikur ne drejtim të panjohur .Menjëherë pasi që është paraqitur rasti është dalur në vedn ngjarje ku është gjetur viktima dhe bëhet fjale për një person 52 vjecar nga Shtipi. Nga vend ngjarja janë marre shenja të cilat janë dërguar në ekspertizë të mëtutjeshme realizohen edhe biseda për vertetimin e identiteti të vrasësist” – tha Zedhënësi në Ministrinë e punëve të brendëshme,  Ivo Kotevski.

Banorët e banesave për rreth kanë pohuar se vetëm kanë dëgjuar të shtëna por nuk kanë parë se kush ka shtënë. (Florije Kamberi, TVM2)