Dimitriev i përgjigjet Ramës: Vetë do të gjejmë zgjidhje edhe pa përzierjen tuaj

02.03.2017 22:06

Kryeministrit Dimitriev nuk i kanë pëlqyer reagimet nga Shqipëria....

Kryeministrit Dimitriev nuk i kanë pëlqyer reagimet nga Shqipëria. Ai ka përkujtuar përmes një letre kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se po përzihet pak si tepër në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Jam i bindur se edhe pa përzierjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona”,- shkruan Dimitriev në letrën e tij drejtuar Ramës.

“Besoni se kjo përzierje  nuk i ndihmon askujt. Nuk i ndihmon Shqipërisë, qytetarët e të cilës presin nga Ju të merreni me dobësitë në sundimin e shtetit dhe në ekonomi. Nuk i ndihmon as BE-së. Nuk i ndihmon as Maqedonisë, qytetarët e të cilës dëshirojnë vend sovran dhe të pavarur, në kufijtë aktualë. Këta qytetarë po paguajnë çmimin e ambicieve tuaja të dyshuara për të ridefinuar Maqedoninë, në vend që të reformoni Shqipërinë në kufijtë e tanishëm. Nuk u ndihmon as partive në Maqedoni, ndaj të cilave silleni si sponsor dhe në mënyrë nënçmuese. Është jokorrekte të ndizni zjarrin nacionalist. Gjuha shqipe është gjerë e përfaqësuar në Maqedoni dhe bashkë me gjuhët e të gjitha etniteteve, është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë. Synimi ynë i përbashkët është që edhe më tutje të vazhdojmë me ndërtimin e shoqërisë së fortë qytetare, e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlantike”,- ka shkruar Dimitriev.