Sistemimi i emigrantëve, KE: Vendet e BE-së nuk po e mbajnë fjalën
Vendet europiane kanë pranuar më pak se 10% nga 160 mijë refugjatëve....

Vendet europiane kanë pranuar më pak se 10% nga 160 mijë refugjatëve që premtuan të strehojnë për t’i larguar nga kampet e mjerueshme dhe të mbipopulluara të Italisë dhe Greqisë.
Komisioni Europian thotë se nuk do të pranojë më justifikime. Vetëm 13. 546 refugjatë janë risistemuar në vendet e BE-së nga Italia dhe Greqia, shifër që përbën 8% të totalit që BE mori përsipër të rishpërndajë në vitin 2015.
Malta dhe Finlanda janë të vetmet shtete anëtare të BE që e kanë plotësuar detyrimin.
Hungaria, Austria dhe Polonia kanë refuzuar të marrin pjesë në skemë. KE është përpjekur të bindë anëtarët e BE-së që të bëjnë detyrën, por nëse kjo nuk ndodh, Komisioni nuk do të hezitojë të përdorë fuqitë e tij sipas traktateve që përfshijnë edhe gjoba të larta.
