KUMANOVË
Pçinja del nga shtrati
17.05.2014 19:25
Nga dalja e ujit nga Lumi Pçinja në Kumanovë është vërshuar një pjesë e sipërfaqes së tokës për rrethë, duke rrezikuar edhe futjen në disa shtëpi që gjenden afër lumit………..

Dalje e lumenjve nga shtrati regjistrohet edhe në Maqedoni përkatësisht në qytetin e Kumanovës, por në përmasa shum më të ulëta.
Nga dalja e ujit nga Lumi Pçinja në Kumanovë është vërshuar një pjesë e sipërfaqes së tokës për rrethë, duke rrezikuar edhe futjen në disa shtëpi që gjenden afër lumit.
Për nesër metereologët paralajmërojnë mot me diell dhe më i nxehtë për 2 deri në 4 gradë celzius, por në pjesën veri perëndimore të vendit me kushte për rreshje afatshkurtëra të shiut
Ndërsa për javën e ardhëshme pritet të mbajë mot me diell dhe më i nxehtë.
