Mogerini viziton Tiranën dhe Prishtinën
03.03.2017 11:57
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë, kurse, turneun në shtet e Ballkanit, ajo do ta përfundojnë nesër në Kosovë.
Vizita e saj në Kosovë, ishte paraparë të zhvillohet të premten, por është shtyrë për një ditë.
Mogherini e ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
