Kosova po e forcon pozitën ndërkombëtare

03.03.2017 15:38

Antarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.....

Antarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave është cilësuar edhe një hap tjetër në forcimin e pozicionit në organizatat ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, me këtë rast përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo është edhe një e arritur e rëndësishme e Kosovës në shtrirjen globale, përcjellë gazetametro.net.

Ai këtë antarësim e ka cilësuar si forcim që Kosova po bën në pozicionin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu edhe kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ky antarësim përfaqëson një arritje të madhe derjt integrimit të plotë ekonomik, dhe për këtë rrugë Qeveria është plotësisht e përkushtuar.