Protesta para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë
Me tingujt e këngës “Fol Shqip” dhe “Xhamadani vija vija” në sfond....

Me tingujt e këngës “Fol Shqip” dhe “Xhamadani vija vija” në sfond, dhjetëra shqiptarë kanë protestuar para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë në mbështetje të popullsisë shqiptare atje.
“Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”,- ka qenë një nga thirrjet e shumta në pankartat e protestuesve, të cilët kanë kërkuar reagim të fortë institucional mbi këtë çështje.
Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, tha se Ivanov ka firmosur fundin e shtetit të Maqedonisë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë politikanëve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë të bëhen bashkë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni.
Pas refuzimit të presidentit Ivanov për të mandatuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dhe ai i opozitës, Lulzim Basha, duke e cilësuar si një vendim antikushtetues e duke deklaruar se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët. (Luljeta Ndoka, TVM2)
