Maqedoni
ShVL-UÇK: kush mbjell zjarr, në fund do të korrë hi!
03.03.2017 17:39
ShVL-UÇK ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Ivanov kundër shqiptarëve...

“Në mënyrën e një diktatori që e merr forcën nga Rusia, Ivanov mohon Marrëveshjen e Ohrit që është themeli i Kushtetutës së vitit 2001. Si mund të refuzojë platformën shqiptare, të pranuar tashmë nga faktori i brendshëm dhe Gjykata Kushtetuese, një kryetar shteti që nuk e ka as votën e shqiptarëve e as mbështetjen e ndërkombëtarëve. A e di Ivanovi që shqiptarët këtu janë në trojet e të parëve të tyre ilirë. Le të lexojë historinë, të korrigjojë gabimin e t’u kërkojë falje shqiptarëve ose të largohet nga korrikja që ka filluar t’i luhatet”,- thuhet në reagimin e ShVL-UÇK-së.
Ata përkujtojnë Ivanovin se “kush mbjell zjarr, në fund korr hi”.
