Maqedoni
Në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, kurs për këndim të bukur të Ezanit
03.03.2017 17:51
Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” të Shkupit do të kenë mundësi që të ndjekin kurs për këndim të bukur të Ezanit...

Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” të Shkupit do të kenë mundësi që të ndjekin kurs për këndim të bukur të Ezanit në xhaminë “Mustafa Pashë” në Shkup dhe në klasat e Medresesë “Isa Beu”.
Në këtë kurs, nxënësit do të mund t’i marrin mësimet nga hafëzi me renome nga Turqia, Ali Osman. Projekti mbështetet nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni.
“Qëllimi ynë këtu është që t’u mundësojmë të rinjve të këndojnë me nota të përshtatshme, mirë dhe bukur. Unë i falënderoj të gjithë ata që po na japin mbështetje në këtë drejtim, si BFI-në ashtu edhe Drejtorinë e Medresesë “Isa Beu””,- theksoi përgjegjësi për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, Murat Allkan.
“Ali Osman disa ditë bën stërvitje dhe ka bërë seleksionimin në Medresenë e “Isa Beut” dhe sot me siguri do t’i marrin disa inserte të atij aktiviteti që do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, por me siguri do të vazhdojmë më tutje që ta zgjerojmë rrjetin e seleksionimit të ushtrimit dhe stërvitjeve edhe të nxënësve, do të thotë edhe të djemve, po ashtu edhe gjinisë femërore për manifestime të ndryshme”,- tha drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu” – Maqedoni, Ibrahim Idrizi.
Bashkëpunimi i BFI-së me Ambasadën e Turqisë do të thellohet edhe më shumë, pasi që të dy institucionet po mendojnë më të formojnë edhe korin e BFI-së, të cilët në raste të festave apo manifestimeve të ndryshme do të marrin pjesë.
ERSAN PAJAZITI
