PE: rezoluta për Maqedoninë, nëse javën e ardhshme formohet qeveria e re
“Parlamenti Europian do të mund ta anulojë votimin në seancën plenare për Rezolutën për Maqedoninë...

“Parlamenti Europian do të mund ta anulojë votimin në seancën plenare për Rezolutën për Maqedoninë, nëse vendi javën e ardhshme nuk formon Qeveri”,- njofton MIA.
Zyrtarë të europarlamentit në një deklaratë për MIA-n konfirmuan se eurodeputetët nuk dëshirojnë ta miratojnë Rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së në seancën plenare në Strasburg, të caktuar për më 14 dhe 15 të këtij muaji, nëse deri atëherë nuk ka kurrfarë zgjidhje në skenën politike të Maqedonisë.
"Edhe pse në seancën plenare në Parlamentin Europian më 14 dhe 15 mars duhet t'i votojmë rezolutat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë, zyrtarisht tani është anuluar votimi për Rezolutën për Serbinë, për shkak të dëshirës tonë të mos ndikojmë në zgjedhjet presidenciale në këtë vend që do të mbahen më 2 prill. I njëjtë është rasti edhe me Maqedoninë. Nëse deri më datën 13 të këtij muaji nuk ka zgjidhje, gjegjësisht nuk zgjidhet Qeveria e re, atëherë edhe Rezoluta për Maqedoninë do të anulohet dhe së bashku me atë serbe do të votohen në seancën plenare të PE-së muajin e ardhshëm",- citohet të ketë deklaruar një përfaqësues i lartë i Europarlamentit.
