Bosnja dhe Serbia po përballen me vërshime
Serbia dhe Bosnjë Hercegovina vazhdon të përballet me vershimet, njoftohet për mbi 20 të vdekur dhe mbi 15 mij të evakuuar vetëm në Serbi…………..

Serbia dhe Bosnjë Hercegovina vazhdon të përballet me vershimet, njoftohet për mbi 20 të vdekur dhe mbi 15 mij të evakuuar vetëm në Serbi.
Gjendja më kritike është në Obrenovac te serbisë, ku edhepërkundër evakuimit të mbi 4 mij njerëzve ka ende njerëz që presin të evakuohen.Informatat e qendrës republikane për gjendjen të jashtëzakonshme në Obrenovac flasin se ka numër shum më të madh të personave të vdekur nga sa është paramenduar, por numri i viktimave do të publikohet pas tërheqjes së ujit thonë nga kjo qendër.
Megjithse e pjesa më e madhe e sërbisë është nën ujë, e gjith vëmendja është përqëndruar tek termoelektrana Dislla dhe në qytetin Shabac, pasi këto janë pikat që do të mund ta shpienin Serbinë në katastrofë të plotë, ka vlerësuar kryeministri Serb Aleksandar Vuçiç.
Në Serbi tanimë po arrinë edhe ndihma nga Maqedonia, disa vende të BE-së, SHBA-të, Rusia dhe shtetet tjera, pas apelit për ndihmë nga autoritetet serbe. Poashtu një numër vullnetarësh kanë udhëtuar drejt qytetit të Shabacit për të ndihmuar banorët e atjeshëm nga vërshimet e lumit Sava dhe ekipet e shpëtimit.Krahas njerëzve vërshimet kanë bllokuar edhe bagëtinë.
“Kemi marr agregat nga shtabi, njerzit ofrojnë ndihma të ndryshme por e kam të pa mundur ti evakuoj lopët meqë bëhet fjalë për 70 frymë” – tha një banor serb.
Edhe Bosnja hercegovina po përballet me vershime.Në vendbanimin badre lagështia ka shkaktuar edhe rrëshqiptje të dheut.
“Nuk dij ku e kam vajzën, djalin dhe shokët, nuk kam kontakt me ta sepse nuk funksionon rrjeti”.
“Në gjashtëdhjet e pestën ishte e ngjashme por jo kaq as 50%” – tha një banor boshnjak.
Si ndihmë fillestare për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme vendosi të dërgojë 75 specialistë për vërshime nga ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, 45 pompa për pompimin e ujit, 35 gjeneratorë, nëntë anije, 3.000 batanije dhe një paletë më të gjerë të barërave.
