Maqedoni

ELEM: nuk do të kërkojë shtrenjtimin e energjisë

03.03.2017 19:11

Kompania ELEM nuk do të kërkojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë...

Nga ELEM thonë se bilancin negativ të shkaktuar nga importi i energjisë elektrike për shkak të motit të ftohtë do ta tejkalojë me eksportin e energjisë elektrike kur ajo do të jetë më e shtrenjtë nëpër bursa. 
 
“Në këtë mënyrë jo vetëm që kompania do të jetë në gjendje për të përballuar bilancin negativ të fillimit të këtij vit, por do të  mund të shënojë fitim nga eksporti. Aktualisht çmimi i energjisë elektrike në bursat është 24.5 euro për megavat orë, që është për 17 euro më e ulët nga rregullorja e ELEM-it. Së shpejti ELEM mendon të fillojë importimin e energjisë elektrike më të lirë dhe në këtë periudhë t’i përgatisin kapacitetet dhe t’i plotësojnë  rezervuarët, që më pas, kur çmimet te rriten, të ketë mundësi të eksportojnë”,- deklaroi drejtori i ELEM-it, Hristijan Mickoski.
 
Drejtori Mickoski thotë se gjatë vitit të kaluar elektranat e Maqedonisë kanë shënuar rritje pas tatimit të pothuajse 14 milionë eurove, ose për dy herë më shumë se në vitin 2015 dhe ka arritur që  të shlyejë plotësisht kredinë prej 31 milionë euro nga Banka Botërore që e kishte marrë ish-ESM-ja për të rritur kapacitetin e prodhimit të kompanisë. 
 
BESIM ABDULLAI