Ekonomi
OPM: 70 projekte për përmirësimin e klimës së biznesit
03.03.2017 19:36
Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë ka përgatitur më shumë se 70 projekte që përmbajnë pesë projektligje...

Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë ka përgatitur më shumë se 70 projekte që përmbajnë pesë projektligje me të cilat pritet që të ndikohet në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Projektligjet e sjella pritet që të ndikojnë në sundimin e ligjit, të kontribuojnë për largimin e konkurrencës jolojale, qasjes në financa, sigurinë ligjore dhe kulturën sipërmarrëse.
“Për Maqedoninë për këto vitet e fundit përflitet se ka arritur rezultate të mira për përmirësimin e klimës së biznesit. Por, unë do të thosha se çdoherë do të ketë më mirë, nuk duhet të mbetemi me këtë dhe këshilla ime tjetër është se këto ligje duhet me patjetër të implementohen. Ekzistojnë ligje të mira, ku prej këtyre ligjeve fituam shumë pikë për doing biznes, por pjesë e tyre ende nuk janë zbatuar në praktikë apo deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat nga ajo për çka janë sjell këto ligje”,- deklaroi kryetari i ORM-së, Angel Dimitrov.
“Klimë sa më të mirë të biznesit, aq më shumë të ardhura do të ketë, po ashtu do të jetë më mirë edhe për punëtorët, sepse edhe puna e tyre do të jetë më e valorizuar në mënyrë të përshtatshme. Për ne si sindikatë e rëndësishme është sigurimi i masave ligjore dhe mjedisi rregullator”,- theksoi kryetari i sojuzit të sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrovski.
Dimitriev gjithashtu tha se kriza politike ka ndikuar në klimën e biznesit. Ngecje ka pasur në sferën e prodhimit dhe ka ndikuar negativisht në sjelljen e investitorëve të huaj.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
