Botë

Sulmi i parë me armë kimike në Mosul, të paktën 12 të lënduar

03.03.2017 20:11

Dymbëdhjetë persona në mesin e së cilëve edhe dy gra janë pranuar në një spital në dy ditët e kaluara...

Dymbëdhjetë persona në mesin e së cilëve edhe dy gra janë pranuar në një spital në dy ditët e kaluara pranë qytetit irakian Mosul për shkak të lëndimeve prej armëve kimike, kumtoi Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq.
 
Ata nuk precizuan nëse bëhet fjalë për një ose disa sulme me armë kimike e as kush është përgjegjës.
 
KNKK e dënon ashpër shfrytëzimin e armëve kimike gjatë përleshjeve rreth qytetit Mosul, thuhet në kumtesën e organizatës.
 
SHBA-ja paralajmëroi se SHI është e mundur të shfrytëzojë armë në të cilën ka substanca kimike që të parandalohet ofensiva e forcave irakiane ndaj Mosulit. KNKK ka 13 qendra mjekësore në rajonin rreth Mosulit në të cilat mund të mjekohen viktimat prej sulmeve me armë kimike./mia