UKRAINË

Luftime në Sllavjansk të Ukrainës

17.05.2014 19:44

Banorët e qytetit lindor të Ukrainas Slaviansk u zgjuan mëngjesin e së shtunës nga zhurma e shpërthimeve dhe të shtënat e armëve…………

Banorët e qytetit lindor të Ukrainas Slaviansk u zgjuan mëngjesin e së shtunës nga zhurma e shpërthimeve dhe të shtënat e armëve. Luftimet kanë filluar që nga ora 4 e mëngjesit, mes pjestarëve të policisë nacionale dhe seperatistëve.Shpërthime të fuqishme janë regjistruar edhe në Qendër të qytetit.Banorët local thonë se forcat e Ukrainës po përpiqen të largojnë separatistët , e barikaduar në afërsi të qytetit.

" Është e frikshme , veçanërisht për ato me fëmijë të vegjël , ata janë sigurisht të frikësuar. Ne do të donim kjo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur" – tha  Olga- Banore e Sllavjanskut.

"Që nga 04:00 dhe dje në mbrëmje , ka pasur shpërthime është e vështirë për të jetuar kështu . Unë e kuptoj se kjo luftë ishte i frymëzuar nga qëllime politike ... " – tha NATASHA Banore e Slavkjankut.

Për më shumë se një muaj , persona të armatosur kanë uzurpoar ndërtesta e qeverisë, policisë dhe ndërtesat e shërbimeve të sigurisë në Slaviansk dhe kanë vendosur barrikada në hyrje dhedalje të qytetit.Në përpjekje për tejkalimin e krizës autoritetet e Ukrainë, në qytetin verilindor, Kharkiv vazhdojnë edhe sot bisedimet e filluara më 14 maj në Kiev. Zyrtarët qeveritarë, ish-udhëheqësit dhe ligjvënës kanë marrë pjesë në këto bisedime, por në to nuk kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë.

Qeveria kërkon që seperatistët, fillimisht ti dorëzojnë armët e tyre e më pas të ulen me ta, për të biseduar. Por seperatistët, kanë thënë se nuk marrin pjesë në bisedime para se nga lindja e Ukrainës, qeveria ti tërheqë forcat e saja.

Bisedimet në Ukrainë po mbahen sipas një udhëzimi të OSBE-së, që ka për qëllim stabilizimin e situatës para zgjedhjeve të 25 majit, që pritet të mbahen në Ukrainë. Nga ana tjetër Udhëheqësi i Krimesë, gadishull ukrainas i aneksuar në mars nga Rusia, i ka ndaluar të gjitha tubimet publike në këtë rajon, deri më datën 6 qershor.Dhunën në lindje të Ukrainës është përmendur si arsye për këtë vendim.

Por vendimi ka prekur drejtëpërdrejtë tatarët lokal, të cilët kishin paraparë një tubim për 18 maj në qytetin Simferopol, në kujtim të dëbimit të familjeve tatare në vitin 1944. Shumë nga 200 mijë tatarët që ishin dëbuar nga republikat sovjetike, kishin vdekur rrugës për në mërgim.