Maqedoni
Mot me diell me temperaturë deri në 21 gradë
04.03.2017 12:01
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë dukuri të vranësirave të vogla deri mesatare lokale...

Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 2 deri 3 gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 21 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me dieëë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë dero zero gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 20 gradë.
Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor. Prej të hënës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Në viset më të larta reshjet do të jenë të borës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore dhe jugore, posaçërisht të mërkurën./Mia
