Maqedoni

Kriza e re, Klekovski: Shqiptarët nuk shkojnë askund, uluni dialogoni; Kadriu: Shkelje e kushtetutës, që na mban peng të gjithëve

04.03.2017 13:52

Vendimi I presidentiti Ivanov që mos ia dorëzojë mandatin liderit të LSDM-së, jo vetëm që thellon krizën institucionale...

Vendimi I presidentiti Ivanov që mos ia dorëzojë mandatin liderit të LSDM-së, jo vetëm që  thellon krizën institucionale, por edhe rrezikon raportet ndëretinke në vend vlerësojnë analistët. Sasho Klekovski në emsionin Akcent ne MTV1 tha se situata “status quo” që është krijuar në këtë moment e çon vendin nga një problem në tjetrin.
 
Sipas tij, liderët e paritve politike duhet patjetër  të ulen dhe të diskutojnë se cfarë do të ndodhë më tej. Sipas tij, partitë shqiptare do jenë këtu edhe në zgjedhjet e ardhëshme me të njejtat kërkesa dhe është mirë që të dialogohet që të mos hapen plagë të reja.
 
“BDI, BESA, LR-PDSH dhe PDSH do të jenë këtu edhe në zgjedhjet e ardhëshme dhe në herët ose vonë medoemos të realizojmë dialog politik, ndoshta jo për platformën,  por për kërkesa shumë të ngjashme të shqiptarëve, aty ndoshta ka kërkesa të pranueshme ose të papranueshme, por hapja e plagëve të reja do të krijoj një situate që pastaj edhe vetë politikanët nuk do të mund të zgjidhin situatën”, tha Sasho Klekovski, analist politik.
 
Edhe Profesori universitar Bekim Kadriu është I mendimit se ka hapësirë për dialog politik. Sipas tij duhet një  padi penale ndaj presidentit Ivanov, për veprimet e tij antikushtetuese .
 
“Nuk mundni ju nga padrejtësitë të krijoni të drejta. Nuk mund me shkeljen e Kushtetutës nga një subjekt, në rastin konkret presidenti i shtetit, të gjithë të jemi peng, të jenë peng qytetarët e RM-së, të jetë peng ekonimia, të jetë peng krijimi i institucioneve në RM-së. Pra nuk mund shkelja të jetë arsye. Ka mendime që presidenti I shtetit me shkeljen e kushtetutës, bën vepër penale- shpërdorim të detyrës zyrtare. Por veprat penale janë në kompetenca të Prokurorisë Publike dhe e dimë se si funksionon në përgjithësi pushteti gjyqësor”, tha Bekim Kadriu, profesor universitar.
 
Përgjegjësia  politike e Presindetit është e kushtëzuar me votim të dy të tretave në kuvend dhe votim të dy të tretave në gjykatën Kushtetuese. Për momentin këto shumica nuk janë të mundshme, dhe kjo është një pengesë që pamundëson  impicmentin ndaj Presidentit.
 
SANIJE DURAKU