Maqedoni
Matura shtetërore dhe testimi ekstern, MASH: Kontrollorët punojnë në korigjimin e pyetjeve
04.03.2017 14:24
Prej 1 deri me 10 qershor do te realizohet testimi ekstern i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa matura shtetërore në fund të muajit maj...

Sa kësaj rradhe do të përmirsohen gabimet e shumta përmbajtësore dhe drejtshkrimorë, qe vite me radhë përsëriten tek pyetjet. Autoritetet e MASH thonë se anëtarët e komisioneve nga Biroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Qendra e Arsimit Profesional dhe trajnimeve, që përpilojne pyetjet, punojnë për t’i shmangur dhe korrigjuar të gjitha gabimet, mirëpo pranojnë se është shumë vështirë për t’i dalë në fund, sepse janë shumë pyetje.
“Dy tre filltra të kotnrollimit kalojnë këto pyetje por bëhet fjalë për qindra mijë pyetje, nuk bëhet për 1.000 ose 2.000 por më shumë dhe është normale që të ketë edhe gabime në këtë drejtim, respektivisht të bëhen lëshime teknike.Asnjëherë nuk besoj se mund të ketë gabime tendencioze por prap se prap nuk dua të arsyetoj ato komisione të cilën e duan me të vërtet këtë punë dhe me pikshmëri dhe koncentrim më profesional punojnë që ato pyetjetë mos jenë me gabime tendencioze. Shpesh herë gabimet na kanë ndodhur për çështje teknike”, tha Safet Neziri, sekretar shtetëror në MASH.
Përpiluesit ,lektoret dhe përkthyesit e gjysme milion pyetje, aq sa janë gjithsej në bazen e testimit ekstern janë Biroja e Zhvillimit të Arsimit dhe Qendra e Arsimit Profeional ndërsa filtri i fundit u jepet nga profesorët Universitar të angazhuar nga Qendra e Provimeve Shtetërore. Autoritetet arsimore thonë se këto gabime janë zvogluar dukshëm viteve të fundit.
“Në krahasim me viteteve të kaluara dukshëm është përmirësuar gjendja e përgatitjet e këtyre pyetjeve.tani me saktësi nuk mund të themë se sa pyetje janë përmirësuar sepse po punohet çdo ditë në këtë drejtim dhe zakonisht prej 15-deri më 20% bëhet largimi dhe përmirësimi i gabimeve në këto pyetje si dhe rishqyrtohen prap aty ku janë gabimet përmirësohet, e aty ku duhet larguar diçka largohet dhe futen pyetjet e reja”, shtoi Neziri.
Nga Qendra janë të mendimit se një pjesë e gabimeve mund të korigjohen një muaj para mbajtjes së dates së testimeve, në qoftëse nxënësit paraqesin në kohë gabimet. Lëshimet teknike dhe gjyhësore gjatë këtyre proceseve asesi nuk ndikojnë në notën përfundimtare të nxënësve.
Numri i përgjithshëm i maturantëve të cilët do ti nënshtrohen maturës shtetërore është 17 mijë, ndërsa 200 mijë nxënës do ti nënshtrohen testimit ekstern.
REXHEP QAMILI
