Maqedoni

Familja Gjureci kërkon ndihmë, 8 anëtarë pa bukë, kërkojnë punë

04.03.2017 15:20

Thenien “Mjerimi nuk është gjalpë, që ta presesh me thikë e ta hash, por ai të ngulfat dhe një ditë të ha vetë”, e vërteton tërësisht historia e familjes Gjureci nga fshati Rashçe, rrethinën e Shkupit...

Sic u njoftuam nga historia e familjes që e kemi incizuar, 1 vit me parë numri ë antareve ishte 10, ndersa sot  numri eshte zvogeluar në 8. U bindem se mjerimi ishte metevertet I pafshpirt qe kishte kollofit  dy prej antarëve.
 
Ata para disa muajve përjetur tragjedi akoma më të madhe, duke humbur jeten një prej antarëve me të vegjël per shkak te temperaturës të larte dhe mos dergimi me urgjence në spital u kushton me jete prinderve. Humbja e fëmijes, mungesa e kushteve elementare dhe ngarkesa si nënë pa burrin e saj, i cili ishte i detyruar të vuaj denimin në burgun e Idrizovës janë disa prej shkaqeve qe sollen vdekjen e menjehershme edhe të nënës...
 
“Fëmijët kërkonin për në shkollë, ajo u thoshte nuk kam , prej nervozës pati sulm në zemër, e hante shumë veten, u tha prej të keqi”, tha Shaban Gjureci, kryefamiljar.
 
Mungesa e prindërve u ka kushtuar shumë fëmijëve, gjatë ditëve të vështira ata jo vetëm që janë parë nga syri i keqë i shoqërisë por janë përbuzur, nëncmuar dhe trembur.
 
Këtë e dëshmon edhe prania jonë, sapo u futëm në oborrin e shtëpisë se tyre, fëmijët zhduken, ata ishin fshehur te kulmi I shtëpisë dhe u deshtë kohë për ti bindur që të zbresin. Sot edhe pse kushtet u janë përmirësuar fëmijët I gjen ata I gjen  të stepur atyre u mungon vëllau I vogël, dhe nëna e tyre e cila edhe pse nuk kishte mundësi tu jepte cdo natë ëmbëlsira dhe tu mundësonte kushte më të mira për jetë, nuk e kursente veten për ti përkëdhelur dhe tu fal dashuri pa rezervë.
 
Ai edhe kur iken me punë mendja I ri tek fsmijet të cilët ende nuk janë të aftë për tu kujdesur per veten. Ai I mbledh bashkë femijët në strofullën e tyre , të strukur pranë njeri-tjetrit gëzohen që sepaku babain e kanë pranë.
 
“Mendja më rin te  fëmijët te kjo e vogla por edhe te tjerët sepse rruga është shumë e lëvizshme posht e lartë kam frikë mos I shtyejnë gishtat në rrymë” , tha Shaban Gjureci.
 
 Lemosha e largon hidherimin, mbajtja e lidhjeve familiare zgjat jeten ndersa bërja e veprave të mira largon fatkeqësine. Behu me jetimin sikurse prindi i mëshirshëm. E dini cila shtëpi është më e mira aty ku ka jetim. A dëshironi që të zbuten zemrat :mëshirojeni jetimin, lëmojani koken, ushqeni nga ushqimi juaj do të zbuten zemrat edhe të tyre edhe te juajat.
 
Për të ndihmuar familjen Gjureci mund të lajmroheni në 070/488-735
 
HAMIDE IBRAHIMI