Maqedoni

Promovohet libri “Gjuha kozmike” nga Agron Dalipaj

04.03.2017 16:20

Në Qendrën Informative Kulturore në Shkup u promovua libri “Gjuha Kozmike” nga Agron Dalipaj...

Autori I këtij libri me kembengulje thekson se gjuha shqipe eshte njera nder gjuhet me te vjetra dhe se gjuhet tjera prejardhjen e kane nga kjo gjuhe. 
 
“Është e veshtirë që kjo gjuhë e një populli të vogël, që dikush ka qenë edhe populli me I madhe në evropë , të jetë qendra e gjuhëve të ndritura, anglishtja frengjishtja te gjitha keta gjuhë janë krijime të gjuhës shqipe. Marrin një fjali të gjuhës shqipe dhe e bashkojnë dhe bëjn koncept, ku dmth ikon I kapur”, Agron Dalipaj, shkrimtar.
 
Ndërkohë personalitete nga profesione të ndryshme u ndanë të kenaqur nga tezat që autori i kish perdorur në libër. 
 
“Është një qasje e re për këtë metodologji hulumtuese kërkuese , që Zoteri Agroni prej një kohe të gjatë është duke i hulumtur, kishte shumë interesante dmth tezat e tija”, tha Sabadin Zhuta, profesor universitar.
 
“Kjo ishte një liber i vacant që theksuan disa gjera që deri më tash nuk I kemi ndegjuar neve këtu nëShkup. Ata që e shkruan librin autoret ishin shumë  niveli i larte dhe na treguan dicka që është themeli I gjuhës shqipe”, tha Shefki Aliti.
 
Përveç këtij libri shkrimtari Agron Dalipaj së shpejti do të njerrë në dritë edhe librat “Bazat e etimologjisë” dhe “Greqishtja bija e shqipes”, si dhe botimin e vëllimit të dyte “Gjuha Kozmike”.
 
SEMRA AJETI