Botë

Prishtinë, protestë për lirimin e Ramush Haradinajt

04.03.2017 17:37

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar në qendër të Prishtinës, me kërkesën për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nga autoritetet franceze...

Protesta është organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
 
Masës së tubuar i është drejtuar edhe ambasadori William Wolker, i njohur si mik i shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se kishte menduar që drejtësia franceze ishte ndër më të mirat në botë, por kjo që ka ndodhur me Haradinajn, sipas tij, “është një turp”. 
 
“Ramush Haradinaj është mik i mirë i imi. Ishte mik i imi në të kaluarën, është mik i imi tani dhe do të mbetet mik i imi, pavarësisht se çfarë do të ndodhë... Kam mbërri mbrëmë vonë dhe vonë e kam kuptuar për protestën. Nuk jam këtu që të mbaj fjalim, por të shpreh solidaritetin tim me Ramushin dhe të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka thënë Walker. 
 
Deputeti I AAK-së Daut Haradinaj para protestuesve tha se nëse dikush tenton të ia merr lirin Kosovës do të përballet me një situate si ajo e viteve 1998-1999. 
 
E kanë rastin mi thënë jo dialogut me Sërbin përderisa Sërbia nuk kërkon falje për popullin shqiptar dhe krimin e sajë këtu. E kanë rastin ti thon jo kti demarkacioni që e dëmton Kosovën mbi 8800 hektar, ne nuk jemi kundër demarkacionit me Malin e Zi por nuk jemi të gatshëm të japim asnjë metër.
 
"E kanë rastin historik të ja bëjnë me dijë Beogradit se lëvizjet në Kosov në emër të elektoratit janë të patolerueshmë për popullin shqiptar, ata e kanë humb Kosovën ska vota për ta në Kosove”, deklaroi Daut Haradinaj, deputet i AAK-së.
 
Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga ana e policisë franceze pas një fletarrest të Interpolit të lëshuar nga Sërbia.
 
SEMRA AJETI