Gjuha e urrejtjes dëmton shoqëritë multietnike
Disa të rinj të anketuar nga TVM2 , pranojnë se kjo gjuhë përdoret më shumë gjatë bisedave, në mediat sociale, disa të tjerë thonë që gjuha e urrejtjes përdoret në mënyrë më selektive nga një kategori e caktuar e shoqërisë……..

Gjuha e urrejtjes dhe percmimit koheve te fundit eshte shum e pranishme ne shoqerite e shteteve ne tranzicion.
Disa të rinj të anketuar nga TVM2 , pranojnë se kjo gjuhë përdoret më shumë gjatë bisedave, në mediat sociale, disa të tjerë thonë që gjuha e urrejtjes përdoret në mënyrë më selektive nga një kategori e caktuar e shoqërisë.
Gjuhë e urrejtjes konsiderohet cilido veprim që sulmon një person ose grup në bazë të racës, fesë, gjinisë, paaftësisë, etnisë, etj.
Edhe Komisioni Evropian ka mbështetur studime te shumta për vendet e rajonit në identifikimin e treguesve konkret në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Debate ne kete drejtim jane realizuar edhe nga gazetar dhe eksperte ballkanik, lidhur me aspektet kryesore ku ato shfaqen, si dhe përmirësimin e situatës. Sipas studimeve te bera deri me tani ne nivel me te gjere le te kuptohet qe ekziston nje lidhshmeri mes domosdoshmërisë se lirisë së shprehjes dhe evitimit te kesaj dukurie në përdorimin e gjuhës së përçmimit dhe injorimit të atij që mendon dhe vepron ndryshe. (Mefail Ismaili, TVM2)
