Maqedoni

Vijojnë protestat kundër platformës shqiptare

04.03.2017 17:59

Nisma qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" sërish sot kanë dalë në protesta në Shkup dhe disa qytete kundër platformës shqiptare dhe qeverisjes eventuale të LSDM-së me BDI-në...

Iniciatorët i përsëritën porositë për ruajtjen e unitetit të shtetit, për ruajtjen e karakterit të tij multietnik, si dhe kundër vendosjes së dygjuhësisë në territorin e tërë shtetit.
 
“Sot është dita e gjshtë me radhe dhe ne sërish jemi në rrugë.Iniciativa për Maqëedoni të bashkuar për fundjavë vendosi ta ndryshojë formën e të shprehurit e qëndrimeve të saja dhe ti përsëris edhe njëherë kërkesat .Kjo është heqje dorë nga platforma e hartuar në shtetet e huaja ,jemi në përpunim e sipër të platformës maqedonase në Shkup,e cila do ti përshijë interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, dhe rikujtojmë se nuk guxon të miratohet progam qeveriar që nuk është votuar në zgjedhje nga qytetarët”, tha Bogdan Ilievski, nga nisma "Për Maqedoni të përbashkët”.