Botë

Francë, tri adoleshente nën hetim për lidhje me grupet xhihadiste

05.03.2017 12:08

Tri adoleshente të dyshuara për lidhje përmes rrjeteve sociale me persona të implikuar me grupet xhihadiste jane vënë nën hetim këtë javë nga një prokuror në Paris...

Tri adoleshente të dyshuara për lidhje përmes rrjeteve sociale me persona të implikuar me grupet xhihadiste jane vënë nën hetim këtë javë nga një prokuror në Paris, që merret me ceshtjet antiterroriste, bënë të ditur të shtunën disa burime gjyqësore.
 
Sipas grupit të hetimit, tri vajzat nga mosha 14 deri në 17 vjeç janë pjesë e një grupi që shkëmben messazhe në rrjetin e koduar “Telegram”.
 
Vajzat dyshohen se janë lidhur përmes rrjeteve sociale me persona të implikuar në rrjetet xhihadiste që veprojnë në zonën irako-siriane, sipas burimeve afër grupit të hetimit.
 
Hetimi duhet të përcaktojë nësë tri adoleshentet do të bashkoheshin me grupet xhihadiste në zonën e luftimeve në Irak ose në Siri apo po përgatisnin një sulm terrorist ne Francë.