MAQEDONI

Trajnim: “Aspekti juridiko penal në punën e noterëve”

17.05.2014 20:02

Keqpërdorim i pozitës zyrtare janë akuzat më të shpeshta ndaj noterëve ,e cila paraqet një vepër të gjërë penale në punën e tyre ka deklaruar Kryetarja e Odes se Noterëve Zorica Pullejkova gjatë rajnimit në teme “Aspekti juridiko penal në punën e noterëve”….

Keqpërdorim i pozitës zyrtare janë akuzat më të shpeshta ndaj noterëve ,e cila paraqet një vepër të gjërë penale në punën e tyre ka deklaruar Kryetarja e Odes se Noterëve Zorica Pullejkova gjatë rajnimit në teme  “Aspekti juridiko penal në punën e noterëve”.

Qellimi i trajnimit i organizuar në bashkëpunim me Akademine e gjykatësve dhe prokuroreve publik dhe Oden e noterëve është të prezantohet puna e noterëve nga aspekti juridiko penal dhe të flitet për dilemat dhe provokimet të cilat paraqiten në punën e përditshme të noterëve dhe gjykatësve.

“Në shikim të aspektit juridiko penal të punës së noterëve më së shpeshti akuza ndaj noterëve është keqpërdorim e pozitës zyrtarë .Mendojmë që është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë bashkëpunim me Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve public dhe me edukimin dhe njohjen e ndersjellte në lidhje me punën tonë të ç’rrënjosen mundësitë për kryerjen e këtyre veprave penale” – tha kryetarja e Odës së Noterëve, Zorica Pullejkova.

“Duke pasur parasysh autorizimet e shumta që i marin noterët në kryerjen e funksionit të tyre public dhe të pa varur dhe për shkak të mundësive për kryerjen e veprave penale gjate përpilimit dhe solemnizimit të akteve noteriale sot flasim për përbërjen gjykatës,prokurorë,avokat dhe noterë” – deklaroi Drejtoresha në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, Aneta Arnaudova.

Trajnimi në fjalë është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta që përmban Memorandumi i bashkepunimit mes ketyre dy institucioneve.