Maqedoni
Ndryshimi i temperaturave, mjekët: Merrni terapitë dhe bëni kujdes
05.03.2017 15:03
Pas ditëve të ftohta të këtij dimri, të gjithë i gëzohemi ndrohjes së temperaturave....

Por në këtë periudhë të vitit, vërehet luhatje e vlerave të temperaturave gjatë ditës dhe natës dhe kjo shkakton probleme, sidomos tek ata që vecmë kanë probleme të tjera mjekësore.
“Ndryshimi i temperaturave ndikon zakonisht tek të sëmurët kronikë tek ata me tension të gjakut të lartë apo që u luhatet dhe ata që marrin ilace për sëmundjet kardiovaskulate .Lëvizja e temperaturave ndikon në venat e gjakut të cilat ngushtohen në mëngjes e zgjerohen gjatë ditës. E gjithë kjo ngre ose ul tensionin e gjakut dhe u bën probleme të sëmurëve nga zemra. Ndikon edhe tek të sëmurët që kanë probleme në sistemin respirator, tek të cilët vërehen ngulfatje më të shpeshta .Ndryshimi I temperaturave ndikon edhe tek të rinjtë që në mëngjes dalin pa ngrënë dhe shpesh tek këta pacientë kemi kolapse që sjellin edhe komplikime të tjera në momentet e humbjes së vetëdijes”, tha Gjorgji Karamanovski, mjek.
Ndryshimi i temperaturave gjithsesi nuk ka shtuar numrin e të sëmurëve me sulme në tru për shkak se ky ndryshim nuk është ende shumë i madh. Por qytetarët thonë se i ndjejnë ndryshimet, sidomos moshat e thyera dhe ata me sëmundje kronike.
“Kur dal në mëngjes e vërej ndryshimin e kohës, kur kam qenë I ri jo, por tash si u plaka po ndikon shumë në shëndet”…
“Si nuik ndikon, ja jemi duke ndenjur me shalla, kemi problem me kurrizin, ja edhe shoki im ashtu. Ndikon shumë, edhe ajëri nuk është i pastërt”…
“Unë kam tension të lartë të gjakut, herë pas here kam marrje mendsh. Marr terapinë dhe kaq”…
“Unë jam 80 vjecare por mirë jam . Jam e operuar dy herë po nuk kam asnjë problem nuk më pengon ndryshimi I temperaturës”…
“Më ndikon jam meteopate dhe ndikon shumë. Varet ku më kap, në zemër, dhimbje koke, tension të lartë . më mirë të mos dalim nga shtëpia”, thanë qytetarët e anketuar.
Një këshillë për të sëmurët kronikë të cilët vuajnë më së shumti ndryshimet e temperaturave në këtë prag pranvere. Nëse ndjeheni të lodhur pa arsye, kërkoni ndihmën e mjekëve. Mjekët dinë cfarë bëjnë prandaj ndiqni me kujdes udhëzimet e tyre dhe terapinë që ua japin.
ERSAN PAJAZITI
