Maqedoni

Naser Zyberi: Nuk mund të mbahet peng konstituimi i organeve

05.03.2017 15:27

Në qoftë se Ivanovi mbetet në qëndrimin e tij që të refuzojë dhënien e mandatit, ai do do të vazhdojë me sabotimin e dispozitave...

Në qoftë se Ivanovi mbetet në qëndrimin e tij që të refuzojë dhënien e mandatit, ai do do të vazhdojë me sabotimin e dispozitave kushtetuese dhe do të pengojë konstituimin e organeve që burojnë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, kuvendit dhe qeverisë sqaron eksperti juridik Naser Zyberi.
 
“Presidenti nuk mund ta mbajë peng konstituimin e organeve shtetërore, prandaj prej këtu buron edhe obligimi i deputetëve  si përfaqësues të vullnetit të qytetarëve që të ndërmarrin veprime për të kryer konstutuimin e organeve. Hapi i parë do të ishte që të konvokohet seanca e parlamentit të konfirmohet shumica  në procedurën e paraparë përmes zgjedhjes së kryetarit të parlamentit. Zgjedhja e kryetarit të parlamentit do ta vinte në funkcion kuvendin e R.M-së si organ i pushtetit legjislativ dhe hapjen e procesit për zgjedhjen e qeverisë dhe konstituimin e organit ekzekutiv”, tha Naser Zyberi, ekspert juridik.
 
Vendi ndodhet në një situatë jashtë kushtetuese thotë Zyberi. Sipas tij kushtetuta nuk parashikon mundësinë e mosdhënies së mandatit në kushte kur sigurohet shumica e nevojshme për formimin e qeverisë. Në raste të tilla duhet ndjekur analogjinv juridike thotë ai.
 
“Në këto raste kërkohet analogjia. Në vende tjera është praktikuar. Sllovenia para 8 viteve në kohën kur Janez Jansha, siguroi shumicën e paraparë me kushtetutën sllovene pa mandate të presidentit konvokuan séance parlamentare zgjodhën qeverinë dhe qeveria filloi detyrën. Pra në këto raste kërkohet anallogjia juridike sepse ka shprastirë juridike. Dhe ajo shprastirë nuk është si rezultat i mungesës së sensit kushtetues të atij që ka hartuar kushtetutën por si rezultat i një vendimi të pakuptimtë të kryetarit  të shtetit për të mos mandatuar personin i cili ka siguruar kushtet e parapara me ligj dhe kushtetutë pra shumicën nëparlament”, shtoi Zyberi.
 
Megjithatë Zyberi thotë se do të ishte elegante tërheqja e vendimit nga ana e presidentit për mos nominim të mandatarit sepse sipas tij kjo do të hapte rrugën e procedurave të parashikuara në kushtetutë.
 
NAIM RAMADANI