Maqedoni
Mekanizmi i ri i BE-së, Stojanovski: Duhen argumente që një vendi t’i hiqen vizat
05.03.2017 15:57
Këtë vit pritet të hyjë në fuqi mekanizmi i ri I BE-së për pezullimin e vizave...

Por në dallim nga mekanizmi egzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike. Por ekspertët thonë se Maqedonia nuk hyn në mesin e këtyre vendeve.
Vendi ynë deri tani e ka menaxhuar mirë krizën me refugjatët dhe ky trend pritet të vazhdohet edhe në të ardhmen. Aktivizimi i mekanizmit ndaj një shteti të caktuar duhet të mbështetet në argumente të fuqishme.
“Gjithçka mbështetet në argumente, në fakte, të cilat më tej do të thotë aktivizim të mekanizmit të ndonjë vendi anëtarë të BE-së e cila duhet të bind shumicën e vendeve anëtare dhe të shkohet drejt vendosjes të këtij mekanizmit I cili ka afatizime kohore nga 9 deri në 18 muaj”, tha Stojanovski.
Sipas Stojanovskit tani do të duhet të kihet kujdes të mos përsëritet keqpërdorimi I liberalizmit të vizave. Gjithashtu një nga aspketet që mund të prek vendin janë kalimi ilegal i migrantëve nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Stojanvski thotë se problemi me përballjen me krizën dhe drejtësinë në vend, mund të paraqesin sfidë shtesë.
“Në rast se situata të caktuara stimulojnë ikje të pakontrolluar të njerëzve nga maqedonia të cilët do të mund të ishin problem ose të përballen me politikat e migracionit në ndonjë vend të BE-së”, shtoi Stojanovski.
Me vendosjen e këtij sistemi vendoset një kusht I ri për hyrje në zonën Shengen por nuk bëhet fajlë për vendosjen e vizave, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Nga dy dikaster pohojnë se thelbi i sistemit është që të bëhet kontroll I sigurisë së qytetarëve dhe të ulet refuzimi I vizave në kufijtë Shengen, kjo nënkupton se udhëtarët do të kenë informacion se a do të mund që të udhëtojnë para se të nisen për në rrugë. Për këtë rregullore do të duhet të japë leje Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, ndërkaq sisitemi do të duhet të jetë funksional nga viti 2020-të.
MERALE ISMAILI
