Maqedoni
Qytetaret nuk ndjehen te sigurte, MPB shton policet ne pikat "e nxehta"
05.03.2017 16:27
Kriza politike pas mosdhënies së mandatin shumicës parlamentare, po ndikon edhe në mardhëniet mes njerëzve...

Shumë shkolla në Shkup, ku mësimi zhvillohet në dy gjuhët kryesore të vendit, kanë filluar të përkujdesen që fëmijët e dy etnive të mos jenë ne te njejtin ndërrim.
Gjithashtu disa shkolla u kanë thënë nxënësve të mos shkojnë në shkollë të hënën, për shkak të situatës që pasdite tensionohet edhe më shumë për shkak të protestave në rrugë. Janë shënuar javën që lamë pas, edhe zënkat e para.
Rrahje të rinjsh në rrugë dhe në autobuzë.Qytetarët e anketuar nga TVM 2, ankohen se nuk ndjehen të sigurt në shfrytëzimin e transportit public, jo vetëm për shkak të incidenteve të fundit, por se gjithnjë kur politikanët zihen me fjalë, nëpër autobuë e rrugë qytetarët mund të hanë edhe grushta, ose edhe më keq.
“Nuk je I sigurtë asnjehere, në autobuzët e shtetit hyn dhe të rrahin. Nëse je ne autobuzët privat, je më I sigurtë”…
“Nuk ndjehemi të sigurt, për cdo ditë ndodh dicka, nga ana e maqedonasve, në qender nuk je aspak I sigurtë, duhet të ruhemi”…
Momentalisht asgjë nuk është e sigurt, këtu gjithmonë jemi me frikë. Masa duhet të ndërmiren por kush të ndërmerr”, thanë qytetarët e anketuar.
Ministri I Puneve të Brendshme , Agim Nuhiu, thotë se vendi po kalon në një krizë të thellë politike, e cila në mënyrë të drejpërtdejtë ndikon në ushtrimin e autorizimeve ligjore të MPB-së në drejtim të sigurisë publike.
“Në kontest të situatës aktuale në vend kemi themeluar një shtab në nivel të MPB-së dhe kemi hapur edhe akcion operativ në drejtim të situatave të fundit. Në vendet për të cilët kemi indikacione se janë komplekse në drejtim të përleshjeve në mes grupeve të nxënësve, kemi dërguar forca shtesë të policisë poashtu jemi duke punuar në pikpamje të prevencionit . Kemi realizuar takime edhe me udhëheqësit e shkollave të mesme edhe me përfaqësuesit e lidhjeve të nxënësve shqiptar dhe kemi angazhuar të gjitha kapacitet e MPB-së në drejtim të realizimit të gjitha obligimeve ligjore që I kemi si institucion”, tha Agim Nuhiu, ministër i punëve të brendëshme.
Maqedonia nuk kalon për herë të parë përmes situatave politike që ngrenë tensionet njerëzore. Tashmë tensionet janë të nxehura mes përkrahësve të dy taborreve politike maqedonase, por sigurisht që si gjithnjë, në mes gjenden edhe shqiptarët që shpesh janë pala që pëson pa pasur asnjë faj.
Shumë politikanë japin apele për qetësi, por për qetësi duhet të apelojmë të gjithë sepse në fund, politika do të gjejë një zgjidhje, po asnjë luftë për pushtet, nga asnjëra palë, nuk do të mund të justifikonte nëse do të pësonin qytetarët e thjeshtë.
Derisa politika të vendosë të dëgjojë zërin e qytetarëve të dhënë përmes votës, pa bërë kalkulime të tjera se cfarë humbasin apo fitojnë vetë politikanët, do të duhet që në këtë shtet, ata që duhet të veprojnë me koka të ftohta, të jenë qytetarët që në asnjë mënyrë nuk duhet të bien pse e provokimeve.
GAZMEND KURTISHI
