Maqedoni

Në konviktin e studentëve “Stiv Naumov”, shkrumbohet një lokal i ushqimeve të shpejtë

05.03.2017 16:56

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu në një lokal të ushqimeve të shpejta në konviktin e studentëve “Stiv Naumov” në afërsi të Fakultetit të Kimisë në Shkup...

Fqinjët  kanë vërejtë zjarr të madh dhe  tym dhe menjëherë  kanë lajmëruar ekipin e zjarrëfikësve. 
 
“Te pjesa  ku kanë qëndruar studentët dhe kanë ngrënë aty e kemi vërejtur zjarrin dhe tymin,  dhe jo brenda në lokal ku përgaditet”…
 
“Unë mendova se është djegur ndonjë kontenier ose dicka tjetër, por kur erdha më afër shoh  zjarr dhe tym”, thanë fqinjët
 
Ekipi i zjarrfikësve i përbërë nga një automjet dhe pesë zjarrfikës për një kohë të shkurtër kanë lokalizuar zjarrin  dhe  parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
 
“Bëhet fjalë për lokal të ushqimeve të shpejta, sigurisht ka punuar ka mund të shkaktohet zjarri nga vaji i gatimit ose nga  dicka tjetër dhe është djegur e gjitha. Na lajmëruan dhe bëmë intervenimin e menjëhershëm dhe për kohë të shkurtër e shuam zjarrin”, tha Xvonko Tomeski, komandanti i brigadës zjarrfikëse në qytetin e Shkupit.
 
Në ndërkohë ekipet e brigadës  së zjarrëfikësve kanë intervenuar në 6 lokacione të qytetit  të  Shkupit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI