Maqedoni

Shkolla fillore në Reçicë të vogël, vetëm premtim i dhënë, por i parealizuar

05.03.2017 17:26

Vendi ku duhet të ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të vogël është shëndrruar në vend për grumbullimin e mbeturinave...

Vendi ku duhet të ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të vogël është shëndrruar në vend për grumbullimin e mbeturinave, ndërkohë banorët kërkonë që ky vend njëher të pastrohet nga mbeturinat pastaj të mendohet për ndërtimin e një shkolle.
 
Gjendja e mjerueshme e kësaj pjese nuk ka ndryshuar ndër vite ende mbetet vetëm një premtim i dhënë për ndërtimin e një shkolle.Banorët për Tvm2 u shprehën se nevoja për një shkollë është mëse e nevojshme pasi sipas tyre për shkak të largësis dhe rrezikut në rrugë fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit deri në shkollë.
 
“Është mirë të pastrohet ky vend që në të ardhmën të jet për shkoll,tani çdo kushë duhet të angazhohet një prindë nëna dhe babai që të shkoj ti marr fëmijët apo ti dërgojë në shkollë është problem”…
 
“Kemi fëmijë shkolla është larg,vendi është por nuk po ndërtohet, prej kohë më parë kanë thënë se do bëjnë një shkollë e patëm edhe rrugën më lart e përfunduan faleminderit por për këtë shkollë kanë premtuar por asgjë papastërti siç duket turp kështu është,Reçica e vogël është e madhe pa shkollë fillore,dhr një shkollë këtu kemi nevojë, kemi fëmijë neser do bëht djali jem me fëmijë do e marrë ta dërgojë në shkollë në Reçicë të madhe shumë larg është, ne kërkojmë si prindër shkollë”, thanë banorët e anketuar.
 
Sipas kryetarit të këshillit komunal në Tetovë Hisen Xhemaili kjo shkollë ka mbetur peng mes një marrveshje të nënshjruar mes qeveris Kineze dhe qeveris së Maqedonis,sipas tij komuna e Tetovës I ka përgaditur gjitha dokumentet e nevojshme për ndërtimin e shkollës, por nëse kjo nuk do të ndodh të realizohet ajo marrveshje Xhemaili shprehet se komuna ka një plan që të aplikojë nga buxheti i shtetit për të kërkuar ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të vogël pasi është nevojë e atyre banorëve.
 
“Komuna ka bërë të gjitha përgaditjet për të filluar kjo shkollë d.m.th. ka pastruar çështjen e pronsis në lokacionin e përmendur ka bërë projektin kryesor,revizionin I ka dhënë projektit për tu ndërtuar,dhe tani ne presim që kjo shkollë të ndërtohet siç është në marrveshjen që përmenda,por nëse eventualisht nuk do të arrij apo do të ketë ngecje në këtë drejtim unë mendoj se komuna ka një plan që të njejtin projekt ta aplikojnë nga buxheti I shtetit që të ndërtohet”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i këshillit komunal në Tetovë.
 
Qindra nxënës të Recicws sw vogël mësimin e ndjekin me kilometra larg vendbanimit të tyre në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë. Ndërtimi I kësaj shkolle siç duket do të ngelet vetem premtim I dhënë dhe I pa realizuar deri më tani.
 
VISAR SADIKI