Botë
Hashim Thaçi: Do ndryshojmë ligjin e FSK-së, themelojmë ushtrinë
05.03.2017 18:56
Hashim Thaçi ka zgjedhur Prekazin për të njoftuar se do të ndryshojë Ligjin për FSK’në...

Hashim Thaçi ka zgjedhur Prekazin për të njoftuar se do të ndryshojë Ligjin për FSK’në për t’i dhënë kompetenca në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës. Ka thënë se nisma e tij nuk bie ndesh me Kushtetutën e Republikës.
Në ceremoninë e cila u mbajt në kazermën e FSK-së “Adem Jasharinë Prishtinë ” në përvjetorin e 19-të të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jasharit presidenti Hashim Thaçi bëri të ditur se shumë shpejtë në Kuvend do ta procedoj ligjin për themelimin e FSK’së.
“Në ditët në vijim shumë shpejtë brenda kompetencave të mija kushtetuese do të ndërmarr të gjitha kompetencat që transformimi i FSK’së të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK’n”, ka thënë Thaçi.
Tutje ai është shprehur se askush nuk do të mund ta njollosë luftën e UÇK ‘së. Thaçi u shpreh se lufta e drejtë u UÇK ‘së i solli Kosovës lirinë e dëshiruar me shekuj me rrallë.
“Lufta e drejtë për UCK’së, rezistenca e vazhdueshme qytetare dhe mbështetja e botës demokratike për Kosovës, sollën lirinë e Kosovës të ndërtuar me shekuj me rrallë. Asnjë sulm nga qarqe të caktuara nuk do të mund ta njollosë ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria jon çlirimtare mbetet pasuria më e madhe e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
