ARM, prej sot fillon kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional
ARM, prej sot fillon kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional.....

Në Akademinë Ushtarake në Shkup do të fillojë sot kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional që kanë kryer arsimin e lartë dhe të cilët do të bëhen oficerë të ARM-së.
Siç bën të ditur AIM-ja, në orën e parë akademike do të flet edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Përndryshe, me nxjerrjen e oficerëve nga grupi i nënoficerëve dhe ushtarëve profesionist që kanë kryer arsimin e lartë, ministria thotë se tregon përkushtimin e madh për ARM-në, veprim që bëhet më shumë se tetë vite.
Këta kandidatë do të kryejnë kursin tremujorë dhe do të bëhen oficerë në drejtimin e duhur të tyre, si në atë juridik, komesar, teknik, pastaj drejtimin financiar, muzikor dhe të komunikacionit.
