Futboll
Atletico në maje të Spanjës, Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, ekipi i Guardiolës, mposht Dordmundin në finale
18.05.2014 14:27
Atletico Madrid e ka kurorëzuar me titull sezonin fantastik në La Liga...

Atletico Madrid e ka kurorëzuar me titull sezonin fantastik në La Liga.
Skuadrës së Diego Simeones i ka mjaftuar barazimi 1:1 në Camp Nou ndaj Barcelonës për tu shpallur kampion i ri i Spanjës
Barcelona e ka nisur më mirë takimin, derisa në minutën e 33-të Alexis Sanchez kaloi katalunasit në epërsi 1:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Atletico Madrid në pjesë e parë mbeti pa dy lojtarët kryesor të saj. Në minutën e 16-të, për shkak të lëndimit u larguar Diego Costa, derisa pas shtatë minutave fushën e liroi edhe Arda Turan.
Pavarësisht kësaj, Atletico e barazoi rezultatin në 1:1 vetëm katër minuta pasi fillimit të pjesë së dytë me golin e Diego Godinit.
Pas fitimit të titullit të ligës, Bayerni arriti të mposhtë Dortmundin në finalen e Kupës gjermane për të fituar gjithçka në Gjermani. Bavarezët mposhtën milionerët vetëm në lojën shtesë pasi që pjesa e rregullt e takimit prej 90 minutave përfundoi pa gola. Bayerni shënoi dy herë në lojën shtesë për triumf në Kupën DFB.
I pari shënoi Arjen Robben në minutën e 107, e në minutën e fundit të lojës shtesë gjermani, Thomas Muller i dha fund shpresës së Dortmundit për titull sivjet. Me këtë titull Bayerni arrin në shifrë prej 17 kupave gjermane të fituar në histori.
ARTAN ZIBERI