Këshilli i ministrave, diskuton për Maqedoninë

06.03.2017 10:12

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian....

Ministrat e jashtem  të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do ta shqyrtojnë situatën ne Maqedoni dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor dhe do të sjellin konkluzat  të cilat pastaj shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do t'i miratojnë në Samitin e Këshillit Evropian të enjten.

“Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, pasditen e sotme pritet qe  t'i informojë shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor pas vizitës së saj në shtetet e rajonit javën e kaluar.Këshilli i sotëm i punëve të jashtme i Bashkimit Evropian, me të cilin udhëheq Mogerini, do të fillojë me seancë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të vendeve anëtare për zbatimin e strategjisë globale të BE-së në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes. Këshilli pritet të sjell konkluzione për progresin e dakorduar nga ana e Këshillit Evropian më 15 dhjetor të vitit 2016, me ç'rast konkluzionet do të jenë bazë e raportit për Samitin e Këshillit Evropian më 9 dhe 10 mars.” thuhet ne nje komunkate me shkim te leshuar nga Brukseli.

Këshilli i punëve të jashtme do të diskutojë edhe për migrimin si vazhdim i takimit joformal të shefave të shteteve dhe qeverive në Maltë më 3 shkurt të vitit 2017, ku u diskutua për aspektet e jashtme të emigrimit.

Ndërsa në fund të ditës, Këshilli do të bisedojë për procesin paqeruajtës në Lindjen e Afërt, që të bëhet kontroll i ngjarjeve të fundit dhe kontakteve, mes të cilave edhe me administratën e re amerikane.