Komunikacioni në vendin tonë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa
Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa.....

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa.
Në Kodrën e Diellit ka reshje të dobëta të borës dhe ka dukshmëri të zvogëluar prej 30 deri 40 metra për shkak të dukurisë së mjegullës, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjet e rrugëve.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Në gryka malore është e mundur dukuria e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan Makedonska Kamenicë Dellçevë, Vinicë Berovë, Gostivar Strazhë, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë, Katllanovë Veles, Krushevë Demir Hisar dhe Resnjë Bukovë. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep Manastir Resnjë përmes Rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkaqe preventive rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.
Në fuqi është obligimi për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete. Intensiteti i komuniakcionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)
