Hapja e edicionit të 8të të Mbrëmjeve të të drejtave të grave
Me projekcionin e filmit dokumentar "Dashuria siberiane".....

Me projekcionin e filmit dokumentar "Dashuria siberiane" në regji të Olga Delane nga Rusia, sonte në kinemanë "Frosina" zyrtarisht do të hapet manifestimi i tetë "Mbrëmjet e të drejtave të grave".
Ato i organizon Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP) nën patronatin e Qytetit të Shkupit dhe në bashkëpunim me UN Women.
Manifestimi do të mbahet deri më 9 mars dhe do të përfshijë punëtori, projekcione të filmave dhe debate të cilat do të mbahen kryesisht në Qendrën rinore kulturore. Manifestimi filloi funjavën e shkuar me nënprogram dhe disa punëtori për jogë, për fotografi (për të rinj prej 8 deri 18 vjeç), strippunëtori, jogë për të qeshur, frikë nga lindja, punëtori për skenar (për fëmijë prej 8 deri 12 vjeç).
Mbrëmjet e të drejtave të grave në Maqedoni organizohen prej vitit 2010. Organizuesit presin vizitueshmëri të madhe të ngjarjeve, si dhe në edicionet e kaluara të manifestimit të cilin njejtë e kanë vizituar edhe gratë edhe burrat.
Sipas tyre, kjo ngjarje ofron alternativë në festimin e Ditës ndërkombëtare të gruas 8 Marsit. (mia.mk)
