Komisioni “Ad-Hock” të Vettingut, mblidhet kuvendi
Sot pas dite ne Tirane parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme....

Sot pas dite ne Tirane parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të vettingut, prej listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit dhe kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Bojkoti parlamentar i opozitës ngriti një debat në qoftëse proçesi i reformës në drejtësi është bllokuar apo mund të gjenden hapësira kushtetuese për çuarjen përpara të proçesit vettingut i vlerësuar si më i rëndësishmi për këtë reformë. Kushtetuta e miratuar me konsensus mesnatën e 21 dhe 22 korrikut, përcakton në nenin c të saj:“Brenda tre ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad-hoc me gjashtë anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare”.
Por në kushtet e bojkotit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, ky proçes mund të zhbllokohet?! Ish-Ministri i Drejtësisë, juristi i njohur Spartak Ngjela, bën këtë intërpretim kushtetues, duke theksuar se PDIU mund të plotësojë vendet vakante pasi rezulton e regjistruar në koalicionin opozitar në zgjedhjet e 2013-ës.
