Maqedoni

Doktorantët e UT-së i prezantuan arritjet e tyre shkencore

06.03.2017 13:18

Në përputhje me strukturën e studimeve të Ciklit të tretë, në studimet e doktoratës, studentët e Ciklit të tretë në UT...

Në përputhje me strukturën e studimeve të Ciklit të tretë, në studimet e doktoratës, studentët e Ciklit të tretë në UT prezantuan progresin në arritjet e deritashme në hulumtimet e tyre shkencore.
 
Komisioni i përbërë nga anëtarët e Këshillit universitar të studimeve të doktoratës, mentorët dhe profesorët e lëmive përkatëse shkencore, duke vlerësuar prezantimet publike, u shprehën të kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe përkushtimin e studentëve të Ciklit të tretë në hulumtimet për disertacionet e tyre të doktoratës, duke dhënë njëkohësisht edhe sugjerimet për punën e mëtutjeshme shkencore.
 
Prezantimet ishin publike dhe u ndoqën nga një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe profesorëve. Në konferencën doktorale morën pjesë studentë nga këto programe studimore, si: Kineziologjia, Shkenca mbi gjuhën-Gjermanistikë, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës - Historia e shtetit, Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkenca ekonomike – Financa, Marketing, Ekonomi e aplikuar dhe Historia e popullit shqiptar - Periudha bashkëkohore.