Botë

Pakistan: Pesë ushtarë janë vrarë nga militantët

06.03.2017 15:26

Ushtria e Pakistanit thotë se militantët islamikë i kanë sulmuar disa baza ushtarake në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin gjatë natës...

Ushtria e Pakistanit thotë se militantët islamikë i kanë sulmuar disa baza ushtarake në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin gjatë natës, me ç’rast i kanë vrarë pesë ushtarë pakistanezë.
 
Në deklaratën e sotme të ushtrisë theksohet se militantët e kanë kaluar kufirin nga Afganistani dhe kanë arritur në rajonin fisnor, Mohmand, ku i kanë sulmuar tri pozicione ushtarake.
 
Gjatë përleshjeve që pasuan janë vrarë 10 militantë, tha ushtria e Pakistanit.
 
Në shënjestër të disa ofensivave të ushtrisë pakistaneze ishin bazat dhe infrastruktura e përdorur nga grupe të ndryshme militante, që kanë prani të fuqishme në rajonet fisnore të këtij vendi./evropaelire