Maqedoni
“BE për ty”, Zhbogar dhe Jazbec vizitojnë komunën e Tetovës
06.03.2017 15:51
Në kuadër të projektit “BE për ty” në tetovë kanë qëndruar euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori I Sllovenisë Milan Jazbec...

Në takimin në komunën e Tetovës, u diskutua për programet zhvillimore dhe bashkëpunim konkret midis komunës së Tetovës dhe këtyre përfaqësive diplomatike.
“Falenderova ambasadorin Zhbogar për përkrahjen në projektin më të madh që komuna e Tetovës ka arritur gjer më tani, i cili është i finansuar nga IPA fondet dhe do të ndihmojë në realizimin e filter stacionit për filtrim të ujërave të zeza. Falenderoj edhe ambasadorin Jazbec, për programet bilaterale me Republikën e Sllovenisë nga të cilat ka përfituar komuna e Tetovës”, deklaroi kryetarja e komuëns Teuta Arifi.
“Përderisa në Shkup bisedohet për çështje nga politika e lartë, ku gjërat duken më dramatike apo emocionale, gjatë takimeve nëpër komuna, fitohet kuptimi se njerëzit janë të interesuar më shumë për çështje si uji i pastër për pije, ajri i pastër, arsimimi, vendet e punës dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e standardit jetësor”, tha ambasadori Zhbogar.
"Shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin bilateral që kemi patur me komunën e Tetovës, vecanërisht në alokimin e një fondi prej 150.000-200.000 euro nga Sllovenia në kuadër të programit për Zhvillim dhe bashkëpunim i cili do të ndihmojë në përmirësimin e instalimit të ndriçimit rrugor si dhe projektin që fokusohet në gratë diplomate, të cilat punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili do të vërë theksin mbi mundësitë e barabarta të këtyre grave të cilat japin kontributin e tyre për diplomacinë e vendit”, deklaroi ambasadori slloven Jazbec.
Ambasadori Zhbogar në fund të këtij takimi i dhuroi Arifit një çertifikatë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka patur në vijimësi komuna e Tetovës me përfaqësinë e BE-së dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit me këtë komunë.
VISAR SADIKI
